Tragjedia në Korenë e Jugut ka ardhur duke u thelluar, ku numri i viktimave ka shkuar në 151 persona, mes të cilëve ishin 19 shtetas të huaj, ndërsa u plagosën 82 të tjerë.
Tragjedia ndodhi për festën e Halloween ku viktimat u shkaktuan nga një përplasje mes turmave të mëdha që ishin mbledhur në një zonë të njohur për jetën e natës në Seul.
Me mijëra persona raportohet të zhdukur, ndërsa qeveria ka shpallur 7 ditë zie deri më 5 Nëntor për tragjedinë. Gjatë periudhës së zisë, të gjitha institucionet publike dhe zyrat diplomatike do të mbajnë flamuj në gjysmështizë dhe të gjitha ngjarjet jo urgjente do të shtyhen.
Shteti gjithashtu do të ofrojë mbështetje funerale dhe psikologjike për familjet e viktimave. Qeveria e Koresë së Jugut do të ofrojë mbështetje dhe një fond për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve.
/rtsh.al/



























