Një 39-vjeçar është vënë në pranga, pasi ka kryer disa vjedhje me dhunë dhe nën presionin e armës.

 

 

Autori me iniciale P. F. ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkodrës e kishte dënuar me burg për vjedhje të parave dhe sendeve me vlerë.

 

Sipas policisë ai ishte dënuar më parë për transportin e lëndëve narkotike në Belgjikë, aty ku ka kryer edhe dënimin.

 

 

Vjedhjet që ka kryer 39-vjeçari:

 

-Më datë 25.09.2022, në fshatin Kosmaç të Vaut të Dejës, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë vjedhur me dhunë, në banesën e 46-vjeçares me iniciale A. J., 1500 paund, bizhuteri dhe sende të tjera, me vlerë.Më datë 11.09.2022, në lagjen “Manush Alimani” të Shkodrës, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë hyrë me forcë, në banesën e shtetases F. D. dhe i kanë marrë një shumë parash.

 

-Më datë 23.10.2022, gjatë natës, në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë hyrë me forcë, në banesën e 59-vjeçarit me iniciale R. B., ku kanë marrë me dhunë rreth 600 000 lekë dhe sende me vlerë.

 

39-vjeçari është edhe me precedent të theksuar kriminal, për vjedhje me armë dhe me dhunë, në Shkodër dhe në Lezhë, në periudhën kohore 2009-2014, ku dhe ka kryer disa vite burgim.

 

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, bashkëpunëtorë të të arrestuarit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

Top Channel