ATSH/ Trinjakët Lea, Danjel dhe Sindi erdhën në jetë në vigjilje të Krishtlindjes në Shkodër.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ndau në rrjetet sociale fotografitë e trinjakëve.
“Vigjilje e bukur Krishtlindjesh në Shkodër me ardhjen në jetë të trinjakëve Lea, Danjel dhe Sindi, që kanë lumturuar familjen Vata dhe të gjithë stafin mjekësor të Spitalit Rajonal Shkodër, të cilët u kujdesën që të vegjlit të jenë shëndosh e mirë”, tha Manastirliu.
Trinjakët përfitojnë edhe çekun e bebes, politika sociale e qeverisë për të mbështetur nënat me foshnjat e sapolindura.



























