Kryeministri Edi Rama zgjodhi të urojë një ditë të bukur Krishtlindje për të gjithë qytetarët me bebet e lindura në këtë datë të shënuar.

 

“Me magjinë e lindjes së jetës, ju uroj një ditë të bukur Krishtlindjeje”, u shpreh kryeministri Rama në videon e publikuar në rrjetet sociale.

 

Besimtarët katolikë e ortodoksë festojnë sot Krishtlindjen.

 

25 dhjetori është dita e shënuar e lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në gjithë botën.

 

Në Shqipëri, Krishtlindja rinisi të festohet pas viteve ’90-të, kur u lejua besimi fetar, i ndaluar nga diktatura Darka e Krishtlindjeve paraprihet nga një ditë agjërimi, gjatë së cilës përgatiten ushqimet që do të serviren në mbrëmjen e festës.atsh