Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ushtruar kontrolle në shtëpinë e Ervis Martinaj në Fushë Kuqe të Kurbinit.
Ata kanë shkuar që në orët e para të mëngjesit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK për kontroll në funksion të dosjes hetimore “Plumbi i artë”.
Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti.
Zhdukja e bosit të lojërave të fatit ndodhi pas dëshmisë së bujshme të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani në kuadër të operacioni “Plumbi i Artë”, ndërsa Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK.
Arrestimi i vrasësit me pagesë, Nuredin Dumani nxori në dritë kërcënime serioze që i kanoseshin Indrit Dokles. Sipas Dumanit, Ervis Martinaj i kishte premtuar 500 mijë euro nëse ai do të eliminonte Indrit Doklen.
Pas publikimit të dëshmisë së Dumanit, në vend ndodhën krime ku u eliminuan njerëz të Martinajt, përfshi dhe kushëririn e tij, Brilant Martinaj, kur ndër të dyshuarit ishte edhe Indrit Dokle, por që për të policia nuk ka ende prova.
Efektivi i policisë, Jeton Lami është lënë në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi u zbulua se ai kishte ndihmuar Martinajn.
Martinaj është parë në shoqërinë Lamit, para se të zhdukej pa lënë asnjë gjurmë në verën e këtij viti.tch

























