Tirana Qyteti Evropian i Sportit, De Biasi: Mundësi për të gjith
Në këtë video, Gianni De Biasi përgëzon Tiranën për këtë arritje, teksa thekson se sporti është sinonimi i një jete të shëndetshme.
“Tirana është Qyteti Evropian i Sportit për vitin 2023. Shumë përgëzime! Një lajm i mrekullueshëm që i jep mundësi të gjithëve për të bërë sport. Sporti është sinonimi i një jete të shëndetshme, i bashkëndarjes së vlerave dhe i të qenurit bashkë. Përgëzime Tirana! Përgëzime Shqipëria”, shprehet De Biasi në video.
/k.s/


























