Një 50-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm.
Ngjarja e rëndë rrugore ndodhi në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë Krujë-Thumanë. Një 34-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.
ADVERTISING
Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri L. D, rreth 50 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Tch



























