Një aksident rrugor është shënuar në aksin Lezhë-Milot, në fshatin Ishull, mesditën e sotme.

Makina me me drejtues shtetasin J.M.,ka aksidentuar mjetin motoçikletë me drejtues shtetasin M.Gj.,banues në fshatin Rrilë, Lezhë, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Aksidenti u shënua rreth orës 12:25 minuta. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/Ora News.tv/