Juan Roman Riquelme ka “varur këpucët në gozhdë” prej tetë vitesh, megjithatë ndeshjen e lamtumirës do ta zhvillojë më datë 25 qershor, një ditë pasi të mbushë 45-vjeç.

Një takim special në stadiumin “Bombonera” aty Riquelme ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke veshur fanellën e Boca Juniors ndërsa aktualisht mban postin e zëvendës-presidentit të klubit argjentinas.

Mes shumë të ftuarëve special, Riquelme zbuloi se pjesë e ndeshjes së lamtumirës e cila do të titullohet “Një ndeshje për të gjithë jetën”, do të jetë edhe Lionel Messi që do të veshë fanellën e kombëtares së Argjentinës. Prezenca e “pleshtit” e bën edhe më të veçantë këtë takim teksa ish-lojtari u shpreh se nëse përballë do të ishin dy skuadra të Boca Juniors nuk do të kishte vend për Messin, por në këtë rast, lojtari më i ri i Inter Miami mund të marrë pjesë pasi do të përfaqësojë kombëtaren.

Top Channel