Martesat kanë rënë në mënyrë drastike në shumicën e vendeve të mëdha të Europës gjatë dekadës së fundit, të ndikuar nga një sërë faktorësh.

Kurorëzimet kanë rënë në nivelet më të ulëta historike në Francë, Spanjë, Itali, Irlandë, Poloni, Greqi, Danimarkë, e Britani. Shembulli më i “frikshëm” është në Itali, aty ka pasur më pak se 200 mijë martesa vitin e kaluar, numri më i ulët që nga Lufta e Parë Botërore.

“Rënia ka qenë përtej çdo pritshmërie. Ka shkaqe kulturore dhe ekonomike për këtë fenomen”, tha kryetari i institutit në Itali, Antonio Golini. Sipas tij martesa është bërë më pak e rëndësishme nga pikëpamja fetare dhe civile, sepse shumë të rinj jetojnë së bashku pa u martuar.
Por ka edhe shkaqe ekonomike sepse martesa kushton shumë. Kështu që në një kohë krize si kjo, njerëzit zgjedhin të jetojnë në bashkëjetesë [të pamartuar].” Një studim i këtij viti zbuloi se pothuajse gjysma e njerëzve të moshës 18-30 vjeç në Evropë ende jetojnë me prindërit e tyre, sigurisht shkaku i parë është kostoja e lartë e qirasë. Ekspertët thonë se ky fenomen po godet rëndë edhe normat e lindjeve. Rekord mbajnë 40-vjeçarët të pamartuar ende.

Rënia e normave të martesave në Greqi, është përkeqësuar nga kriza e borxhit të vendit, thonë sociologët. Ndryshimi i stilit të jetesës dhe modeleve të sjelljes po aq sa presionet ekonomike kanë qenë shkaqet e rënies. Më shumë se 60% e të rinjve grekë janë të papunë, niveli më i larti në BE.

“Meqenëse shumë prej tyre kanë qasje të vështirë në një punë të paguar mirë pa orë të gjata jashtë orarit të papaguar, ata nuk janë të prirur të angazhohen ndaj detyrimeve të martesës dhe ta bëjnë këtë, nëse dhe kur, ndodh shtatzënia.” tha Aliki Mouriki, në Qendrën Kombëtare për Kërkime Sociale.

Rënia nuk kufizohet vetëm në “Evropën e vjetër”. Vitin e kaluar numri i dasmave në Poloni ra në nivelin më të ulët që nga viti 1945, ku 43% e 25-34-vjeçarëve ende jetojnë me prindërit e tyre. Witold Wrzesien, një sociolog, tha se polakët e rinj sot duan “pavarësi pa përgjegjësi. Ata duan të trajtohen me respektin që u jepet të rriturve, duke qëndruar nën sigurinë e krahëve të prindërve të tyre dhe duke mos marrë asnjë rrezik.”tch