Më shumë se 500 objektiva të Hamasit dhe Xhihadit Islamik në Rripin e Gazës u goditën gjatë natës, sipas Forcave Ajrore izraelite (IAF).
Sipas IAF avionët luftarakë dhe helikopterët, avionët dhe artileria goditën objektivat. Gjithashtu janë goditur shtatë qendra komanduese të Hamasit dhe një qendër komanduese të Xhihadit Islamik.
Zyrtarët palestinezë shëndetësorë kanë deklaruar se 413 persona janë vrarë në Gaza që nga fillimi i sulmeve ajrore izraelite.
Një familje ende mbahet peng në Izrael
Në konferencën e tyre të mëngjesit, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) konfirmuan se një familje izraelite mbahej ende peng nga militantët në Kfar Aza, e cila është afër Gazës. Të dielën, qeveria izraelite tha se më shumë se 100 izraelitë janë rrëmbyer, ku mendohet se shumica janë marrë në Gaza.
Kur u pyet për numrin e pengjeve në Gaza, zëdhënësi i IDF tha: Unë do të thosha dhjetëra.


























