Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy të hënën tërhoqi paralele midis sulmeve të Hamasit ndaj izraelitëve dhe sulmeve ruse ndaj ukrainasve, duke i quajtur ato “po aq të liga”.
“Dhe vetë izraelitët, gazetarët izraelitë që ishin me ne, në Ukrainë, që ishin në Buça, tani thonë se panë të njëjtën të keqe që erdhi nga Rusia. E njëjta e keqe. Ekziston vetëm një ndryshim. Izraelin e goditi një organizatë terroriste, ndërsa Ukraina u godit nga një shtet terrorist”, u tha Presidenti Zelenskyy pjesëmarrësve në një takim të NATO-s, në të cilin ai mori pjesë përmes një video lidhje.
“Qëllimet e deklaruara janë të ndryshme, por thelbi është i njëjtë. Mund shihni gjak në rrugë, makina të dëmtuara të civilëve, trupa të njerëzve të torturuar”, tha udhëheqësi ukrainas.tch

























