Moderatorja Roza Lati ka deklaruar se nëse Vëllai i Madh nuk merr masa pas sherrit me Meri Shehun, do të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP3.
Me gjithë dëshirën e madhe për të dhuruar show, Roza tha se do t’i japë fund rrugëtimit të saj në këtë format. Gjatë një bisede me Ilnisën, por edhe banorët e tjerë, moderatorja është shprehur se imazhi është më i rëndësishëm për të. Sipas Rozës, një video e saj që merr një shuplakë të pamerituar po bën xhiron e rrjetit dhe kjo është e patolerueshme për të.
“Nuk ka shanse të përdhoset figura ime në ekranin shqiptar”- tha Roza, duke pranuar se nuk dëshiron të konfliktohet “me një njeri me luhajtje skizofrenike”.
Roza: Mua më janë errur sytë tek ajo kapja e mjekrës aty.
Ilnisa: Pse ta kapi mjekrën? Te cila pyetje ta kapi mjekrën?
Roza: Kam përshtypjen se biseda e fundit ishte kur I thash “Meri t’i e mbyll me një debat, këput një ofendim aty dhe ikën, ndërkohë që mund të dialogosh aty”. Këtë po i thoja dhe nuk dua të zë më be por po i flisja si shoqe, si motër dhe u çua, nuk e mbaj mend fare ça ka thënë, u çua më kapi kështu (me dorë për mjekre), më ra me shpullë dhe iku.
Shuplaka erdhi duke ngrënë kek me qumësht, duke bërë një bisedë njerëzore. Po të më kishte ardhur se e kisha shtyrë, do të kisha manovruar ndryshe sepse ne të gjithë kemi ardhur këtu për një lojë. Unë nuk do të prish figurën time, të shtyjë tjetrin të më qëllojë. Nuk e çoj deri në atë pikë tjetrin unë.
Ilnisa: Ti je e sigurt për vendimin që të dalë, për vendimin që do merret apo ti do marrësh të shtunën.tch

























