Një bombol gazi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në banesën e një 70-vjeçari në Shijak.

 

 

Shpërthimi ka ndodhur pas një rrjedhje gazi në kuzhinën e të moshuarit në lagjen “Popullore”, që fatmirësisht ishte e veçuar nga pjesa tjetër e shtëpisë, ku ai flinte.

 

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

 

Top Channel