Bullizmi online është ankesa kryesore në platformën kombëtare për internet të sigurt. Objekt i tij janë jo vetëm të rinjtë, por në mjaft raste edhe vet institucionet arsimore.
“Ka ndryshuar nga raporti që përgjithësisht ka pas të bëjë me dhunë, ngacmime seksuale në internet, bullizmi për herë të parë ka kaluar në ankesën kryesore të fëmijëve dhe adoleshentëve. Është kthyer në një mjet bullizimi”, tha Drejtori i Qendrës për të drejtat e fëmijëve, Altin Hazizaj.
Ai thotë se jo pak nxënësit kanë raportuar të jenë viktima të bullizimit në institucionet arsimore, kryesisht nga bashkëmoshatarët e tyre.
“Janë diku përafërsisht 15-20% e nxënësve në shkollë që flasin për bullizëm”, u shpreh Hazizaj.
Qendra për mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri ju ka adresuar disa rekomandimeve edhe autoriteteve, ku ndër të tjera u kërkon të ndërtojnë politika arsimore, të zbatojnë programe gjithëpërfshirëse dhe të ndërhyn në mënyrë aktive për të nxitur mekanizmat e raportimit.
“Shkollat duhet të jenë të sigurta që do të thotë tolerancë zero ndaj çdo forme të dhunës dhe bullzimit”, theksoi Hazizaj.
Sipas Hazizajt beteja ndaj bullizmit mbi të gjitha kërkon një bashkëpunim mes të gjithë aktorëve, që nga institucionet arsimore e deri tek shoqëria civile.
Gazetare: Albana Agolla
/rtsh/



























