Qindra persona po marrin pjesë në homazhet në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare një ditë më parë.

Deputetë, ish-deputetë, ministra dhe ish-ministra ngushëlluan familjarët e politikanit.

Mes ministrave që shkuan për ngushëllime ishin Ogerta Manastirliu, Bledi Çuçi dhe Petrit Malaj.

Pjesë e ngushëllimeve ishte edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Top Channel