TIRANË, 8 qershor /ATSH/- Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka disbursuar 42 projekte me vlerë 1.14 milion euro, në thirrjen e dytë të projektit për “Grantet konkurruese në pyje”.

AZHBR bën të ditur se, objektiv kryesor i këtij  projekti është rivendosja, ruajtja  dhe përmirësimi i  ekosistemeve malore, krahas përmirësimit të bujqësisë dhe pylltarisës si dhe mbështetja në zgjerimin dhe pëmirësimin e burimeve pyjore, parandalimi i zjarreve në pyje.

Masa e mbështetjes “Shtimi dhe mbrojtja e pyjeve, kullotave dhe ekosistemeve në zonat rurale” me një buxhet prej 4 milionë euro është donancion i BB dhe qeverisë suedeze.

Nëpërmjet thirrjes së parë, AZHBR ka disbursuar 62 përfitues me një shumë prej 1.89 milion euro, ndërsa në thirrjen e dytë janë  kontraktuar 67 aplikime prej të cilave janë paguar 42 projekte me vlerë 1.14 milion euro, deri tani.

Impakti i projekteve të financuara është 32.9 ha pyllëzim i zonave, bën të ditur AZHBR.

ATSH