Është miratuar sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak  buxheti për vitin 2025, programi buxhetor afatmesëm 2025-2027 si dhe vendime të rëndësishme që e vendosin Elbasanin në një trajektore zhvillimi domethënës. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja bën me dije se u  miratuan gjithashtu vendime që forcojnë përkujdesjen sociale.

Kryebashkiaku Llatja thekson se ndihma ekonomike, bursat për nxënësit dhe nisja e programit për subvencionimin e interesave të kredive për strehim, janë vetëm disa nga hapat konkretë për të ndihmuar qytetarët tanë.

Ndër të tjera Z.Llatja ve theksin  se buxheti i vitit 2025 i miratuar sot, ka në fokus zhvillimin ekonomik dhe social të Elbasanit. Synimi mbetet tek përmirësimi i cilësisë së jetës për qytetarët në nevojë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara. Vendimet e marra janë një tregues i qartë i vullnetit për të ndërtuar një Elbasan më të drejtë dhe më të fuqishëm për të gjithë qytetarët!