Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja ka prit sot në një takim operatorët e taksive 4+1.
Kreu i bashkisë Z.Llatja, thekson se diskutuan për sfidat dhe masat konkrete për të përmirësuar shërbimin dhe garantuar konkurrencë të ndershme.
“Së bashku me operatorët ramë dakord të ngremë një grup pune për:➡️ Intensifikimin e masave kundër konkurrencës së pandershme, duke ndëshkuar taksitë e paligjshme.➡️ Sigurimin e respektimit të rregullave nga operatorët e licencuar, përfshirë përdorimin e taksimetrit.Taksitë një hallkë e rëndësishme e transportit në qytetin tonë. Bashkia Elbasan mbetet një derë e hapur për çdo subjekt të ligjshëm që kontribuon në zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve.”
Bashkia Elbasan ka bërë maksimumin për të krijuar kushte të përshtatshme për operatorët e licencuar, duke garantuar rend, transparencë dhe konkurencë të ndershme.
97 vendqëndrime për taksi 4+1 janë miratuar nga Këshilli Bashkiak në janar të vitit 2020. Kjo do të thotë se kemi më shumë vende sesa mjete të licencuara, duke garantuar hapësirë të mjaftueshme për të gjithë operatorët.
Për të mbrojtur konkurencën e ndershme dhe për të luftuar aktivitetin e paligjshëm, Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe atë Rrugore, monitoron dhe ndëshkon rastet e taksive të paligjshme. Këto janë problematika që i kemi trajtuar veçanërisht në zona si Bradasheshi, ku kemi marrë masa konkrete për të garantuar rregull dhe barazi për të gjithë operatorët e licencuar.
Një tjetër hap përpara është marrëveshja e fundit me Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku janë krijuar 5 vende të reja qëndrimi taksi brenda territorit të spitalit. Ky është një shembull konkret i angazhimit tonë për të përmirësuar infrastrukturën dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve.
Edhe një herë sqarojmë se pretendimet për vendqëndrime të dedikuara për çdo operator taksi 4+1 nuk qëndrojnë ligjërisht. Taksitë janë mjete shërbimi në lëvizje dhe çdo operator ka të drejtën të ndalojë në vendqëndrimet e përcaktuara, duke respektuar radhën dhe rregullat.
Pas kërkesave të operatorëve Z. Llatja menjëherë ka ngritur një grup pune për të qenë edhe më agresiv ndaj konkurencës së pandershme, por edhe ndaj respektimit të rregullave nga operatorët e licensuar, si përdorimi i taksimetrit etj.
Bashkia e Elbasanit është gjithmonë një derë e hapur dhe suport për çdo subjekt që kryen aktivitetin në këtë bashki.