Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Fier.
Në pranga ra K.M., 34 vjeç, banues në Lushnjë, me qëllim për për t’u ekstraduar në Itali,
Gjykata e Milanos i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
34-vjeçari kishte rolin e transportuesit të lëndëve narkotike për llogari të grupeve kriminale.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
Top Channel