Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Cërrik-Gramsh, pranë fshatit Qerret, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Burime bëjën me dije se automjeti me drejtues shtetasin G. K., 21 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. H., 39 vjeç.

 

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi me iniciale A. H., rreth 50 vjeç, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin me iniciale E. H., gjithashtu i lënduar, si dhe pasagjeri tjetër në automjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë, 21-vjeçari me iniciale G. K. është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.