Një ngjarje tragjike është shënuar sot ne sotme në Elbasan. Një grua ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga kati i pestë i një pallati. Kladja Shuli ishte nënë e një fëmijë 2 vjeç dhe punonte si infermiere në Spitalin Rajonal të Elbasanit, në Neurologji.

 

E ndjera banonte me qira ne kat të dytë në lagjen Visarion Xhuvani, dhe është ngjitur në katin e pestë, ku pasi ka lënë xhupin dhe telefonin, është hedhur nga lartësia.

 

 

Policia ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Elbasan/Informacion paraprak

 

Rreth orës 11:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, shtetasja K. Z., rreth 28 vjeçe, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Edlira XHERRI