Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. F., 38 vjeç, banues në Manzë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Peqin-Rrogozhinë”, ku automjeti që drejtohej nga G. F. përplasi automjetin që drejtonte shtetasi E. K., 25 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e përplasjes, humbi jetën 25-vjeçari E. K., ndërsa pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi B. A., 24 vjeç, po merr ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin G. F., 38 vjeç, banues në Manzë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Peqin-Rrogozhinë”, nga përplasja e automjetit që drejtonte shtetasi G. F. me automjetin që drejtonte shtetasi E. K., 25 vjeç, banues në Peqin, ka humbur jetën 25-vjeçari dhe është dëmtuar pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi B. A., 24 vjeç, banues në Peqin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.