Persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë vënë në pranga, pas akuzave nga autoritetet shqiptare.
Në Gjermani është arrestuar një ri ri, i akuzuar nga SPAK, si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.
“Kapja në Gjermani, e shtetasit Danjel Lalaj 21 vjeç, i lindur në Pukë, pasi GjKKO-ja, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, njofton policia.
Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar, një 25-vjeçar i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.
“Kapja në Mbretëri të Bashkuar, e shtetasit Bekim Çelaj, 25 vjeç, i lindur në Tropojë, pasi Gjykata në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për finalizimin e procedurave për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri.
Top Channel