Nga Fatmir Popja
Komuniteti i sportit elbasanas në zi .Është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare ,Ferdinand Shkalla , një nga sulmuesit më të mirë dhe më inteligjentë të Elbasanit.Shkalla sipas njoftimit të bërë nga familjarët e ti ndërroi jetë këtë fundjavë. Futbollin e nisi në vitin 1953 por kulmi i karrierës së tij me ekipin e Labinoti ishte në vitin 1964 1970 kur luante së bashku me futbollistët më të shquar elbasanas si Enver Ibërshimi, Frederik Jorgaqi, Bashkim Rudi, Xhevahir Taushani , Fadil Kovaçi , Mjeshtër Sporti ,Hyqmet Kratin , Mjeshtër Sporti e kapiten i ekipit dhe plot të rinj të talentuar që shkëlqenin në fushën e futbollit .Shkalla u aktivizua në rolin e sulmuesit të avancuar në qendër dhe mbante fanellën me numër 9 te Labinoti.Ai që në moshën 18 vjeç u aktivizua me ekipin e parë të të Labinotit dhe ishte një nga sulmuesit më të mirë të këtij ekipi .Ferdinand Shkalla është cilësuat si futbollisti më inteligjent elbasanas dhe kohë më parë u cilësua një nga 10 futbollistët më të mirë të Elbasanit me rastin e 100- vjetorit të ekipit të futbollit elbasanas.Shkalla gjatë karrierës së tij si sulmues i Labinotit shënoi 196 gola në ndeshjet zyrtare, miqësore në ekipet e moshave dhe ekipin e parë të qytetit të Elbasanit.Shkalla ishte në vitin 1961, fitues i kupës së gazetës “Zëri i Popullit” dhe në vitin 1962, fitues i kupës së gazetës “Mësuesi”.Analistët sportivë të kohës e patën cilësuar një përdorues të shkëlqyer të topit, përdorimi i takentuar i goditjeve me thembrën , goditës i rrezikshëm me rafishatë.Ai shquhej për lëvizje të pabesueshme me top e pa top dhe shënues i golave spektakolarë me të gjitha pjesët e trupit.Shkalla bërë karrierë jo vetëm si sportist e ekonomist i shkëlqyer por edhe si drejtues institucionesh të rëndësishme të kohës .