Sot, në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Verës, u organizuara nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Elbasan finalet e Kampionatit të Basketbollit – Kupa e Luleve.
Pas një gare të fortë dhe emocionuese, kampionët e këtij edicioni u shpallën Shkollat 9-Vjeçare:Vajza – Shkolla “Bardhyl Popa” dhe Djem – Shkolla “Qamil Guranjaku”.
Finalen e Kampionatit të Basketbollit “Kupa e Luleve”, e pa edhe Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja i cili përshëndeti të gjithë pjesmarrësit, duke përgëzuar organizatorët të cilet e kanë kthyer ne traditë kete eveniment.
Ky është viti i 12 i organizimit të ketij kampionati dhe Martin Kushi, drejtuesi i Qendres Kulturore të Fëmijeve u shpreh se angazhimi i të rinjve në sporte apo aktivitete kupturore është synimi kryesorë i kësaj qendre për ti mbaj ata larg gjërave negative.
Në kete kampionat morën pjesë 18 shkolla 9 -vjeçare per te 2 kategoritë, djem e vajza.
Edlira Xherri Elbasaninews.al