Pas një hetimi të Policisë së Luginës së Thames, dy burra janë burgosur për pjesëmarrje në tregun e drogës në High Wycombe.

 

 

 

Rahim Deda, 30 vjeç dhe Azem Kalia, 29 vjeç, të dy pa vendbanim të caktuar, janë dënuar secili me nga tetë muaj burg në Gjykatën e Magjistraturës së Lartë Wycombe të enjten më 27 shkurt.

 

Ata të dy u deklaruan fajtorë për një pikë për kultivimin e kanabisit në të njëjtën seancë.

 

 

 

Sipas njoftimit te policisë të cilit i referohet Top Channel, të mërkurën e 26 shkurtit, Deda dhe Kalia u arrestuan të dy në përpjekje për t’u arratisur nga një pronë e pashfrytëzuar në Cadmore End, ku ata kishin kultivuar kanabis.

 

Ata u arrestuan në të njëjtën ditë dhe u akuzuan të nesërmen.

 

Oficeri hetues PC Usman Shafique, i Ekipit Proaktiv të Buckinghamshire, tha: “Jam i kënaqur që Deda dhe Kalia janë dënuar për veprimet e tyre.

 

Ne jemi të përkushtuar që të heqim drogën nga komunitetet tona, të cilat mund të shkaktojnë kaq shumë dëm, veçanërisht për ata që janë më të cenueshëm.

 

Ne gjithmonë do t’i nxisnim komunitetet tona që të raportojnë tregtimin e drogës në policinë e Luginës së Thames dhe ne do të jemi në gjendje t’i hetojmë, kapim këto droga dhe t’i bëjmë komunitetet tona më të sigurta për të gjithë”. Tch