Një koncert i madh festiv mbylli natën e verës në Elbasan, për t’ ja lënë rradhën festimeve të 14 marsit.
Me qindra qytetarë kanë dalë në shesh ku në një atmosferë të gëzuar dhe koncertit të madh festiv ata kanë pritur orën e mëngjesit nën shoqërinë e këngëtarëve të njohur, për t’i uruar mirëseardhjen pranverës.
Qytetarë janë mbledhur në shesh për të festuar dhe shpërndarë mes tyre ballokumet, dhe urimet për më shumë harmoni, paqe e shëndet.
Mëngjesi i 14 Marsit e ka gjetur sërisht qytetin plot me qytetarë, ndërsa bulevardi ka qenë i rezervuar vetëm për fëmijët e shkollave në aktivitetin e tyre të përvitshëm, karnavalet.
Në një thirrje miqësore, vetë kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja ftoi të gjithë qytetarët kudo që ndodhen të festojnë në elbasanin e traditës, historisë, kulturës dhe bashkëjetesës fetare, duke e kthyer qytetin në një arenë të vërtetë festimesh të cilat do të mbeten gjatë në mendjet e tyre.
Ç’është Dita e Verës?
Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve. Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në piktyrë të Botticellit, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës.
Edlira Xherri