Më datë 16.03.2025, do të zhvillohet aktiviteti çiklistik “Trofeu Dita e Verës”.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, Bashkia e Elbasanit, Policia Bashkiake dhe strukturat e Policisë Rrugore do të marrin masa, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.

 

Për këtë qëllim, ju informojmë si më poshtë:

 

➡️Më datë 16.03.2025, prej orës 08:00 deri në përfundim të aktivitetit, do të ketë kufizime të qarkullimit në këto rrugë;

• Bulevardi “Aqif Pasha”

• Rruga “Muhamet Karadaku”

• Rruga “Ismail Zyma”

• Rruga “Shën Thanasi”

• Rruga “Papa Jorgji Theofari”

• Rruga “Abedin Caushi”

• Rruga “Kozma Naska”

• Rruga “Kamber Sejdini”

 

Bashkia Elbasan dhe policia kërkojnë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, për ndalimin e qarkullimit të mjeteve, në këto rrugë, nga momenti i fillimit të këtij aktiviteti (sipas orarit të paracaktuar) deri në përfundim të tij.

 

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.