Bashkia Elbasan, vijon pa u ndalur investimet të rëndësishme ne shërbim të komunitetit. Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja inspektoi sot një tjetër investim që sapo ka përfunduar në fshatin Valas. Nga ky investim përfitojnë banorët e Valasit dhe ata të një pjese të lagjes Lugaj, rreth 600 familje.

Kryebashkiaku Llatja theksoi se ishte një nga prioritetet e “Buxhetimit me Pjesëmarrje”në fshatin Valas i cili tashmë u bë realitet.

“Ne po realizojmë investime të shumta dhe të rëndësishme për përmirësimin e kushteve të jetesës. Kjo rrugë 450 metra e gjatë është një nga investimet më të rëndësishme për 600 banorët e Valas dhe lagjes Lugaj. Ajo përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetesës dhe ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe social të zonës. Edhe pse një fshat në buzë të rrugës nacionale asnjëherë me rrugë. Ky është vetëm fillimi, pasi do të vazhdojmë me investime të tjera në këtë njësinë administrative dhe në shumë njësi dhe fshatra të tjera.”

Z.Llatja tha ndër të tjera se do vijojë puna edhe për rrugët e tjera në çdo cep të Elbasanit. Ai tha se vetëm duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin vendi shkon përpara dhe jo pas.

“Bashkia Elbasan është gjithmonë në punë për qytetarët e saj, duke zbatuar ligjet dhe rregullat, dhe duke realizuar projekte që tashmë po bëhen realitet. Puna jonë nuk ka ndaluar dhe nuk do të ndalojë, sepse ne jemi të angazhuar për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve tanë.”

Ky projekt është një dëshmi e angazhimit të Bashkisë Elbasan për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të krijuar kushte më të mira për të gjithë. Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për komunitetin tonë.

Edlira Xherri Elbasaninews.al