Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja e ka nis ditën sot me ekipet e basketbollit, volejbollit dhe futbollit të cilët çdo ditë stërviten në ambientet e rinovuara të Pallatit të Sportit “Tomorr Sinani” dhe kompleksit sportiv “Shefqet Lamçe”.
Krahas shtimit dhe përmirësimit të terreneve sportive, në Elbasan po i kushtohet një vëmendje e madhe promovimit të sportit tek të rinjtë.
Kreu i bashkisë Llatja, thekson se “asnjë më e rëndësishme se fëmijë e të rinj aktivë e të shëndetshëm”.
Llatja vlerësoi se pavarësisht rezultateve sportive, aktivitete të tilla formësojnë të rinjtë e ardhshëm për të qenë kampion edhe në jetë.
Edlira Xherri Elbasaninews.al