Kreu i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka bere me dije se rikonstruksioni i plotë i Çerdhes Nr. 2 po vijon me ritme te shpejta.
Z.Llatja thekson se 150 fëmijë do të kenë ambiente më të ngrohta, më të sigurta dhe me kushte optimale.
Kryebashkiaku shtoi se vëmendje e veçantë i është kushtuar jo vetëm përmirësimit të infrastrukturës, por në të njëjtën kohë edhe rritjes së cilësisë së shërbimit.
Investimi përfshin një sistem të ri elektrik, ngrohje, izolim dhe çdo detaj që garanton cilësi dhe komoditet.
Kryebashkiaku Llatja, theksoi gjithaahtu se kërkesa e madhe për çerdhet dhe kopshtet publike është një vlerësim për punën e bërë deri më tani, por edhe një përgjegjësi më e madhe për t’iu përgjigjur kërkesës së qytetarëve.
Edlira Xherri Elbasaninews.al