Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja uroi sot besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit duke përcjellë edhe urimin për një agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët.
“Pas një muaji sakrifice dhe përkushtimi, uroj që zemrat tuaja të mbushen me dritë, mëshirë dhe begati. Le të jetë kjo ditë e shenjtë një moment gëzimi, paqeje dhe dashurie për të gjithë! Zoti ju dhëntë shëndet, harmoni dhe lumturi në familjet tuaja!Zoti jua pranoftë agjërimin dhe lutjet!”
Pas një muaj agjërimi, të gjithë besimtarët myslimanë do të falin Fitër Bajramin nesër, në Sheshin e Bezistanit “Gensher”, Elbasan.
Ceremonia e faljes së Fitër Bajramit fillon në 𝟎𝟔:𝟒𝟓 me lexim Kurani dhe ligjëratë, ndërsa në orën 𝟎𝟕:𝟑𝟎 falet namazi.
Edlira Xherri Elbasaninews.al