Është zhvilluar në teatri “Skampa” Elbasan shfaqjeja artistike titulluar ” Petrit Show”. Një aktiviter artistik i cili bashkoi në skenë muzikën popullore dhe atë të lehtë dhe që solli një moment të veçantë e të rrallë për publikun elbasanas.
Ky show u i organizuar nga Petrit Kuçi me mbështetjen e veçantë të kryetarit të bashkisë Elbasan, Gledian Llatja ngjiti në skenë 15 këngëtarë nga Shqipëria, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut duke e bërë këtë ngjarje një përpjekje të madhe për të lidhur më shumë trevat shqiptare përmes artit , muzikës dhe këngës.
Kreu i bashkisë Z. Llatja vijon ti kushtoj vemëndje të veçantë artit dhe kulturës, duke përkrah dhe vleresuar çdo vepër apo punë artistike nga artistët.
Në një atmosferë magjike, këngëtarët e pranishëm ndanë emocione të fuqishme dhe momentet më të bukura me publikun, që e mirëpriti ashtu siç dinë vetëm artëdashësit në Elbasan.
Këngëtarët të cilet shprehën mirënjohjen dhe falenderime për organizimin ishin edhe Shpat Kasapi, Silva Gurabardhi, Hekuran Krasniqi dhe Ervin Bushati, Eli Malaj, Mehdi Zena etj.
Ky show artistik mund të konsiderohet pa asnjë dyshim si një nga ngjarjet më të mëdha të muzikës shqiptare që është zhvilluar në Elbasan, me një pjesëmarrje kaq të madhe të artistëve. Ky koncert solli një ndërlidhje të ngushtë mes muzikës tradicionale dhe asaj moderne, duke i dhënë mundësinë artistëve të vjetër dhe të rinj të shfaqin talente dhe këngë të reja.
Në këtë mënyrë, kjo ngjarje jo vetëm që bëri bashkim të këngëtarëve të njohur, por gjithashtu i dha mundësinë artistëve të rinj të shpalosin kreativitetin e tyre dhe të debutonin para publikut. Në këtë natë magjike të muzikës, Elbasani i dha një mundësi të shkëlqyer për artistët dhe adhuruesit e muzikës shqiptare që të ndanin një moment të paharrueshëm të artit dhe kulturës.
Ky koncert i organizuar me pasion dhe përkushtim, ka bërë që kjo shfaqje të mbetet në kujtesën e të gjithëve, dhe një moment i rëndësishëm për kulturën muzikore të qytetit dhe kombit shqiptar.
Edlira Xherri Elbasaninews.al