Partizani ka arritur të mundë Elbasanin në ndeshjen finale për ngjitjen në Superiore sa i përket basketbollit të meshkujve. Të kuqtë e kryeqytetit kanë fituar në shifrat 90-85, me kryesfidën që u vendos në periodën e tretë.

Perioda e parë do të ishte mjaft e luftuar nga të dyja ekipet në fushë, me lojtarët që luftojnë fort për çdo top dhe përpiqen të mos humbasin raste në tabelë. Rivaliteti i tyre do të përkthehej në fund të dhjetë minutave me një barazim në shifrat 20-20. E njëjta simfoni edhe në periodën e dytë të finales, me vendasit, të karikuar edhe nga entiziazmi nga tifozët në ulëset e pallatit të sportit, arrijnë të fitojnë me një pikë diferencë. Ekipet shkojnë në pushim me shifrat 40-39 për elbasanasit. E treta nis me një Partizan më kërkues që shkon në 17-të pikë diferencë në startin e saj, duke dominuar ndaj vendasve që humbasin shumë topa në tabelë. Gjithsesi, kjo periodë mbyllet në shifrat 53-64 në favor të miqve, me një diferencë prej 11-të pikësh. Elbasani përpiqet të përmbysë shifrat në periodën e katërt, por pa ia dalë dot, duke tentuar ngjitjen në elitë nëpërmjet “play-off”-it.