Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Kulturës dhe Sporteve Elbasan, z. Artin Kovaçi mirëpriti sot dy emra të mëdhenj të muzikës shqiptare dhe kosovare, z.Mehdi Zena dhe z.Shkëlzen Jetishi.
Z.Kovaçi shprehu vleresimin për kontributin e jashtëzakonshëm të Zenës dhe Jetishit, duke theksuar se janë dy emra që kanë lënë një pasuri të çmuar në muzikën tonë. Nder dhe kënaqësi t’i kishim pranë,thekson Kovaçi.
Jetishi ndodhet në Elbasan pasi mori pjesë në koncertin ” Tradita Elbasanase ” shoqëruar nga Ansambli “Isuf Myzyri” Bylbylat e këngës popullore qytetare.
Z.Kovaçi edhe në emër të Kryetrit të Bashkisë z.Gledian Llatja ju uroi mirëseardhjen dhe i përgëzoi për suksesin e arritur mbrëmë në skenën e Teatrit “Skampa”.