ATSH-DPA/ – ”Tottenham Hotspur” u shpall sonte fitues i Europa League, pas fitores 1-0 kundër ”Manchester United”.

Goli i Brennan Johnson ndihmoi ”Tottenham Hotspur” t’i jepte fund mungesës së trofeve me një fitore 1-0 ndaj ”Manchester United” në finalen e Europa League, në Bilbao.

Fitorja për Spurs do të thotë një vend në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm së bashku me pesë ekipe të tjera angleze, pavarësisht se ndodhen në vendin e 17-të në Premier League.

United, i 16-ti në renditje, do ta përfundojë sezonin e tyre më të keq në dekada pa një trofe, edhe pse mbetën të pamposhtur në garën dytësore të klubeve të Evropës këtë sezon.

Trajneri i Spurs, Ange Postecoglu, e theksoi këtë sezon duke thënë se ai gjithmonë fitonte trofe në sezonet e tij të dyta në Australinë e tij të lindjes, në Japoni dhe në Skoci.

Dhe një pritje 17-vjeçare për një trofe të madh për Spurs, pas një triumfi në Kupën e Ligës Angleze në vitin 2008, mori fund kur një kombinim i Johnson dhe mbrojtësit të United, Luke Shaw, devijoi topin në krosin e Pape Sarr në shtyllën e djathtë të portieit Onana, në minutën e 42-të./  a.jor.