“Elbasani e nis me të vegjlit misionin për një qytet më të pastër”
Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, që shënohet më 5 qershor, Bashkia Elbasan organizoi një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese dhe edukative në ambientet e kopshteve të qytetit, me qëllim promovimin e kujdesit ndaj natyrës dhe mbrojtjes së mjedisit.
Të vegjlit u përfshinë në aktivitete të ndryshme simbolike si mbjellje bimësh, punime me materiale të riciklueshme dhe diskutime mbi rëndësinë e ruajtjes së natyrës. Nën moton “Bota është më e bukur kur kujdesemi për të”, fëmijët shprehën dashurinë për planetin tonë dhe dhanë premtimin për t’u kujdesur për tokën.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, theksoi rëndësinë e këtyre aktiviteteve që edukojnë brezat e rinj me ndjeshmëri dhe përgjegjësi ndaj mjedisit:
“Çdo veprim i vogël ka ndikim të madh. Të mësojmë fëmijët të duan natyrën është një investim për një të ardhme më të gjelbër dhe më të shëndetshme,” u shpreh Llatja.
Kjo nismë vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Bashkisë Elbasan për të promovuar edukimin mjedisor dhe ndërgjegjësimin qytetar për çështjet e qëndrueshmërisë dhe ekologjisë.