Për herë të parë në Shqipëri, u organizua një turne ndërkombëtar i footvolley.

Eventi u mbajt në Ksamil dhe solli përgjatë fundjavës energji dhe atmosferë të veçantë në rivierën shqiptare. Footvolley është një sport që bashkon teknikën e futbollit me rregullat e volejbollit dhe luhet në rërë, zakonisht në plazh. Gjashtë ekipe nga Brazili, Portugalia, Franca, Anglia, Italia dhe Shqipëria u përballën në ndeshje dinamike, mes një publiku vizitorësh dhe vendasish.

Po sjellim për herë të parë në Shqipëri një sport që ende nuk njihet mirë. E përfaqësojmë vendin tonë me krenari dhe duam që shqiptarët ta njohin, ta ndjekin dhe të kuptojnë sa i rëndësishëm mund të jetë për atmosferën dhe turizmin. Vitin tjetër shpresojmë të sjellim edhe më shumë sportistë dhe të rrisim çmimin final”-u shpreh Isli Bejtaga, organizatori i turneut.

Ndër pjesëmarrësit e huaj, Vina nga Portugalia shprehu emocionet e tij për eksperiencën në një nga plazhet më të bukur që ai ka vizituar.

 “Jam finalist dhe duhet të rrëfej që jam shumë i befasuar nga pritja dhe nga ambjenti këtu. Vij nga Portugalia dhe ky është një vend vërtet shumë i bukur. Shpresoj që ky turne të rritet dhe të bëhet edhe më i madh. Do të doja shumë të rikthehem.”

“Quhem Otero dhe e kam shijuar shumë qëndrimin këtu , ambientin, ushqimin, mikpritjen. Dua të shpreh respektin për profesionalizmin e organizatorëve. Ka qenë një eksperiencë vërtet e veçantë.”

Ky ishte një event i vogël në numra thanë Isli dhe Drini por me ide të mëdha. Footvolley në Ksamil nuk solli vetëm emocionet e ndeshjeve në rërë, por ishte edhe një hap i parë drejt krijimit të një tradite të re ku sporti, turizmi dhe energjia verore takohen në të njëjtin vend.

Top Channe