ATSH/ Klubi i “Egnatias” ka siguruar shërbimet e mesfushorit Flamur Ruçi, i cili prej pesë sezonesh aktivizohej tek skuadra e “Bylisit”.

Në një njoftim për mediet skuadra ballshiote zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes me rrogozhinasit për transferimin e lojtarit tek skuadra kampione e Shqipërisë. Futbollisti beratas kishte edhe dy vite në kontratë me “Bylisin”, por “Egnatia” vendosi të paguajë për kartonin e tij, për ta afruar në ekip.

“’FK Bylis’ njofton arritjen e marrëveshjes, për transferimin e mesfushorit Flamur Ruçi te kampionët e Egnatias. Pas pesë viteve kontribut në klubin tonë, një vit aktivizim me moshat dhe katër vite në ekipin e parë, Ruçi sot nis një eksperiencë të re. Beratasi kishte edhe dy vite kontratë me skuadrën tonë.

“‘FK Byli’s e falënderon për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në vijimin e karrierës së tij”, shkruan klubi ballshiot

/a.f/