ATSH/Më 20 qershor, në qytetin e Belshit do të zhvillohet aktiviteti çiklistik, “Kampionati Kombëtar i Rrugës 2025”.
Policia njoftoi se për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit.
Në këtë kuadër, në datën 20.06.2025 do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor, nga ora 09:00 deri në orën 12:00, në itineraret e mëposhtme:
Kategoria Junior 97,6 km, Itinerari Belsh-Grekan-Dragot Dumre-Kodra e Lulit.
Kategoria U23/Elite, 146,4 km, Itinerari Belsh-Grekan-Deshiran-Dumre-Kodra e Lulit
Kategoria Kadet, 73,2 km, Itinerari Belsh-Grekan-Deshiran-Dumre-Kodra e Lulit.
Policia e Elbasanit kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, për ndalimin e qarkullimit të mjeteve në akset rrugore të lartpërmendura, nga momenti i fillimit të këtij aktiviteti (sipas orarit të paracaktuar) deri në përfundim të tij.
/r.e/a.f/