Në shortin e hedhur dje në selinë e UEFA-s në Nyon, “Vllaznia” është shortuar në grupin 4 të Champions Path, ku në gjysmëfinale do të përballet me ekipin bjellorus”FC Dinamo BSUPC”.
Në gjysmëfinalen tjetër të këtij grupi do të luajnë “Ferencvaros” (Hungari) dhe fituesi i mini-turneut të raundit të parë, Winner CH-P Q1 Gr1.
Dy ekipet fituese në sfidat gjysmëfinale do të luajnë finalen së bashku dhe fituesi i këtij mini-turneu do të kualifikohet në fazën play-off të Champions League.
Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 27 gusht, ndërsa finalet për vendin e tretë/katërt dhe vendin e parë/dytë më 30 gusht. Të gjitha ndeshjet e grupit 4 do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
/gj.m//a.f/