ATSH-AA/ – Autoritetet shëndetësore në Rusi njoftuan se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur sot në 27 938, me 3 448 raste të reja në 24 orët e fundit.
Në Rusi është regjistruar numri më i lartë i viktimave në ditë, pasi 34 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, duke e rritur në 232 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Deri tani janë shëruar 2 304 persona, përfshirë edhe 318 të shëruar gjatë 24 orëve të kaluara.
Autoritetet kanë testuar ditën e sotme rreth 90 000 persona për COVID-19, ndërsa deri tani janë testuar mbi 1,6 milionë banorë. Aktualisht, mbi 130 000 persona janë nën mbikëqyrje mjekësore.
Të dhënat e Universitetit amerikan “Johns Hopkins” tregojnë se mbi 2 milionë persona janë infektuar në të gjithë botën, ndërsa numri i të viktimave ka arritur në mbi 137 000.