Elbasani mirëpret një mbrëmje të veçantë muzikore me premierën e Orkestrës Frymore të qytetit, “Afërdita”. Ky aktivitet artistik zhvillohet më 26 shtator, në orën 19:00, në skenën e Teatrit “Skampa”, duke sjellë për publikun një përvojë të re kulturore.

 

Nën drejtimin e mjeshtrave të skenës dhe interpretimin e virtuozëve elbasanas, Orkestra Frymore “Afërdita” premton tinguj të fuqishëm, emocione të ndjera dhe një atmosferë që bashkon traditën me frymën moderne.

 

Ky koncert shënon premierën e parë të orkestrës në qytet, duke u kthyer në një hap të rëndësishëm për jetën kulturore dhe artistike të Elbasanit. Organizatorët e konsiderojnë këtë eveniment si një festë të artit muzikor dhe një mundësi për të forcuar identitetin kulturor të qytetit.

 

“Tinguj që frymojnë shpirtin e qytetit” është motoja e kësaj premiere që pritet të mbledhë dashamirës të muzikës, artistë e qytetarë të apasionuar pas kulturës.

Edlira Xherri