Nga Edlira Xherri

Javë Seminari Shqipëri – “Liria në Fund të Historisë”
📍 Elbasan | Kombinati Metalurgjik

Në kuadër të Javës së Seminarit në Shqipëri, e organizuar nga NEWROPE – The Design in Dialogue Lab pranë ETH Zürich, studentë dhe arkitektë ndërkombëtarë vizituan Elbasanin, një qytet që së fundmi po shfaqet si shembull i transformimit urban dhe i rinovimit kulturor. Ky seminar u fokusua në mënyrën se si trashëgimia historike dhe hapësirat industriale mund të ribashkohen me kreativitetin dhe inovacionin për të krijuar qytete më të gjelbëra dhe të qëndrueshme.

Nën udhëheqjen e arkitektes Alba Canaj, pjesëmarrësit eksploruan Kalaja e Elbasanit dhe hapësirat e Kombinatit Metalurgjik, dikur simbol i industrisë socialiste, dhe tani një mundësi unike për rigjenerim urban. Vizita theksoi potencialin e qytetit për të zhvilluar projekte kreative dhe hapësira publike që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm, turizmin kulturor dhe inovacionin urban.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të shihnin nga afër si Elbasani po shndërrohet në një qytet model, ku historia bashkëjeton me ide të reja, ndërsa hapësirat e vjetra industriale po shndërrohen në qendra kreative dhe inovative. Ky aktivitet nënvizoi rëndësinë e integrimit të trashëgimisë kulturore me zhvillimin modern, duke krijuar mundësi për një të ardhme evropiane dhe të qëndrueshme për qytetin dhe komunitetin.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja thekson se Elbasani vazhdon të frymëzojë si një qytet i transformimit, i krijimtarisë dhe i ideve të reja, duke u bërë një shembull për qytetet e tjera shqiptare.