Ekipi i meshkujve të Klubit Shumësportësh Elbasani është shpallur kampion i Shqipërisë në pingpong, pas fazës finale të zhvilluar në Shkodër. Skuadra elbasanase ka treguar nivel të lartë performance dhe përkushtimi, duke siguruar vendin e parë në garë.

Trajnerët Gëzim Tosuni dhe Greta Kovaçi, së bashku me lojtarët, kanë kontribuar në këtë arritje, të cilën klubi e cilëson si një nga sukseset më të rëndësishme të këtij sezoni sportiv.

Me këtë fitore, Elbasani konfirmon pozicionin e tij si një prej qendrave kryesore të pingpongut shqiptar.

Edlira Xherri