Drejtori i Përgjithshëm i Kulturës dhe Sporteve, Artin Kovaçi, së bashku me stafin e Drejtorisë së Sporteve, ka zhvilluar sot një takim mikpritës me lojtarët e huaj të ekipit të basketbollit të Elbasanit.
Gjatë takimit, Kovaçi shprehu gatishmërinë e institucionit për të mbështetur sportistët në çdo sfidë apo problem që mund të hasin, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe krijimit të një klime pozitive brenda ekipit.
Në prag të nisjes së fazës së dytë të kampionatit të basketbollit, drejtori u uroi lojtarëve suksese dhe rezultate pozitive, ndërsa kërkoi që në vazhdim puna të jetë edhe më cilësore dhe e përkushtuar nga i gjithë ekipi.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të skuadrës, e cila synon të paraqitet sa më denjësisht në garat e ardhshme, duke u shndërruar në një ekip të bashkuar dhe konkurrues për sportin elbasanas.




























