Sipas ‘The Times’ rasti ideal për të bërë një njoftim të tillë për Serena Ëilliams mund të jetë finalja e Super Bowl të së dielës së 8 shkurtit ku ish numri 1 i botës është protagoniste e një spoti publicitar për kompaninë ‘Ro’. Gjatë një interviste më të fundit në programin ‘Today’, Williams u përgjigj me hezitim pyetjeve për një rikthim të saj në fushat e lojës. ‘Nuk e di, të shohim se çfarë do të ndodhë-tha Serena-në këtë moment vetëm po argëtohem dhe po shijoj jetën’.
Pas tërheqje nga US Open 2022, Serena Williams i vijoi testet antidoping duke iu nënshtruar kontrolleve të rregullta; një sinjal i qartë ky, sipas të mirëinformuarve, i disponibilitetit të saj për rikthimin në fushat e lojës. Janë shumë faktorë që e shtyjnë atë të bëjë rikthimin brenda vitit; mundësia për një lamtumirë përfundimtare të dyfishtë me motrën e saj Venus, Lojërat Olimpike 2028 dhe dëshira për të shkuar në 24 tituj Grand Slam në karrierë. Sic e nënvizoi edhe legjenda tjetër e tenisit, Jim Courier, ai që nuk ka ndërmend të konkurrojë më, nuk iu nënshtrohet kontrolleve rigoroze të përditshme. Edhe sesionet e stërvitjes me ish tenistin Jesse Levine në Florida, konfirmojnë se loja e Serena Ëilliams është ende solide dhe e besueshme dhe me shumë mundësi edhe kompetitive në nivelet më ta larta.
Top Channel

























