Cadillac bëri prezantimin e makinës së saj të re për debutimin në Botërorin e Formula 1 dhe këtë e bëri në mbrëmjen e finales së madhe të Super Boël gjatë një spoti televiziv.
Në mes të kësaj finaleje mes Seattle dhe New England, Cadillac zbuloi ngjyrat e tij zyrtare. Valtteri Bottas dhe Sergio Perez e kanë vënë në provë makinën e tyre në testet e zhvilluar në Barcelonë ku ajo ishte me një telajo speciale me emrat e themeluesve të skuadrës si nga SHBA ashtu edhe nga Britania e Madhe
Për finlandezin dhe meksikanin ky është një rikthim në garat e Formula 1 pas një viti pushim me të dy pilotët që janë në kërkim të shansit të fundit për të shkëlqye
‘Kemi ende shumë probleme për të zgjidhur, është pak si një mal përt’u ngjitur, por po arrijmë hap pas hapi-tha Bottas-në çdo zbritje në pistë përmirësohemi dhe bëhemi akoma më shumë skuadër’
Ndërsa Sergio Perez vuri në dukje marrjen e informacioneve për makinën e re.
‘Kemi bërë shumë xhiro dhe kemi marrë shumë informacionit-tha Perez-po has akoma me ndonjë problem, por po përmirësohemi në çdo dalje. Sigurisht po fillojmë të eksplorojmë makinën dhe drejtimet që duhet të ndjekim. Mendoj se jemi nisur mirë’
Cadillac Formula është një makinë me dy ngjyra, bardhezi; njëri krah me ngjyrë të zeze, tjetri i bardhë. Disajni që evokon shpejtësi kur makina është e ndalur është në realitet një chevron Cadillac që përsëritet; një homazh për bashkëpronarët,Generlas Motors dhe simbolit ikonë të Cadillac. Duke ndërthurur artin kinematografik me moderimin muzikor, filmi për prezantimin e makinës Cadillac është realizuar nga Sam Piling, i cili njihet për transferimin e ideve të thjeshta në deklarata vizive me impakt të madh, ndërkohë që kolona zanore është realizuar nga Max Richter, një prej kompozitorëve kontemporanë më me ndikim në botë. Telajo e makinës së Cadillac përdor asimetrinë si filozofi projektuale; një ekuilibër yin e yang i shprehur përmes ngjyrave bardhezi, ku vendosmëria dhe performanca takohen me aspirimin, optimizmin dhe ambicien.
Top Channel

























