Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, priti në ambientet e Bashkisë pensionistët e njësisë administrative Shirgjan, në një takim miqësor dhe të hapur, ndryshe nga takimet e zakonshme të zhvilluara më parë në zonë.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua për zhvillimin e mëtejshëm të Shirgjanit, një nga zonat me potencial të lartë bujqësor dhe me rol të rëndësishëm në ekonominë lokale. Pensionistët ndanë mendime dhe sugjerime konkrete, duke vlerësuar mbështetjen e Bashkisë ndaj komunitetit.

Në fokus ishte edhe rritja e pensioneve gjatë këtij viti, e konsideruar si një mbështetje e merituar për brezin që ka kontribuar për dekada në zhvillimin e qytetit dhe fshatrave të Elbasanit.

Llatja theksoi se kujdesi ndaj pensionistëve mbetet prioritet, ndërsa vëmendja ndaj Shirgjanit dhe njësive të tjera administrative do të vijojë përmes projekteve konkrete, përmirësimit të shërbimeve dhe mbështetjes së vazhdueshme për komunitetin.